Një ushtar amerikan ka zbuluar një të vërtetë të dhimbshme për të dashurën e tij vetëm pasi ngarkoi një foto me të në internet.
Ashtu sikurse qindra e mijëra të rinj që çdo ditë postojnë foto, edhe një ushtar amerikan bëri një gjë të tillë me të dashurën e tij në forumin e famshëm “4chan”.
Por, reagimi i përdoruesve të tjerë ka qenë i menjëhershëm, duke i kujtuar djalit se e dashura e tij, në të vërtetë është një yll pornoje. Ata madje nuk kanë ngurruar të postojnë foto dhe video ku ajo shihet “në aksion”.
Përmes fotos, ushtari kërkoi të shprehte lumturinë e tij që ishte sërish pranë të dashurës, pas një periudhe ku për shkak të angazhimeve të djalit me ushtrinë, çifti kishte qëndruar larg njëri-tjetrit.
Vajza që shihet në foto quhet Selena Green-Vargas dhe mjafton për të kërkuar me këtë emër në Google për të konfirmuar se ajo është vërtetë një aktore pornoje.