Vend vogël por i madh; Papa, bazilika e Shën Pjetrit, muzetë e Vatikanit… të gjitha këto janë gjëra që në bien ndërmend kur flasim për shtetin më të vogël në botë Vatikanin.
Aq vend i vogël por aq i fuqishëm, do të ishte fjala përmbledhëse që lidhet me Vatikanin. Për atë se aty është shenjtëria e tij Papa, këtë të gjithë mirë e dinë, por këto gjërat tjera nuk janë aq të njohura si p.sh. dashuria për verën, hekurudhën dhe të tjerat, prandaj do të bliheni edhe me këto gjëra në vijim…
1. Banorët e Vatikanit konsumojnë më shumë verë se kushdo tjetër në botë
Vatikani ka shkallën më të lartë për kokë banori, kështu që secili banor i Vatikanit konsumon 54,26 litra verë. Shkas për konsumim kaq të madh nuk është që këtu jetojnë pijanecët, por vera vazhdimisht përdoret për ritet fetare.
2. Këtu është hekurudha më e shkurtër në botë
Shumë njerëz, po as romakët nuk e dinë se fill pas bazilikës së Shen Pjetrit, në afërsi të shtëpisë ku jetoj Papa, e mbuluar me monumentet e shenjtorëve, është hekurudha më e shkurtër nacionale në botë. Ajo është hapur në vitin 1934, dhe ka një gjatësi prej 1.3 km dhe e lidhë Vatikanin me stacionin hekurudhor të Romës, prapa mureve të Vatikanit. Kjo linjë hekurudhore konsiderohet një ndër sekretet e Vatikanit.
3. Numri më i madh i turistëve për kokë banori në botë
Pas konsumimit të verës, ja edhe një detaj për atë pse Vatikani gjendet në krye të listës. Kjo nuk është aspak për tu habitur, sepse në Vatikan jetojnë një numër i vogël njerëzish, ndërsa vendi është me rëndësi shumë të madhe kulturore dhe historike. Për shembull, vetëm muzetë e Vatikanit, gjatë vitit i vizitojnë mbi 5 milion e gjysmë vizitor.
4. Vendi e ka “Euron” e vet
Vatikani dhe Italia kanë nënshkruar marrëveshje në vitin 2000, që lejon që valutë zyrtare e Vatikanit të jetë Euro. Me kalimin e kohës, në monedhat e metalta janë edhe portretet e Atit të shenjtë, që qarkullojnë në tërë eurozonën.
5. Papa ka gardën e vet
Garda zviceriane është e angazhuar për mbrojtjen e Papës. Ajo numëron rreth 135 ushtar zvicerian të cilët kujdesen për Papën plot 510 vjet. Për të qënë pjesë e gardës, duhet plotësuar disa kushte: duhet qenë shtetas zvicerian, duhet qenë i lartë mbi 1.74 m, mosha prej 19-30 vjet dhe nënkuptohet se duhet qenë katolik.
6. Posedojnë një teleskop në Arizonë
Po, po, teleskopi edhe sot e kësaj dite është në funkcion dhe është i njohur për nga kualitetet-cilësitë optike.
7. Vatikani ka një ndër postat më të mira në botë
Shërbimet e postës së Vatikanit shfrytëzohen duke pasur parasysh se ajo është në zë dhe me nam si një ndër postat më të mira të botës. Çdo vjet, dhjetëra mijëra turist dërgojnë karta postale-panorama nga ky vend, por edhe shumë qytetar të Romës vijnë këtu dhe dërgojnë dërgesat e tyre, sepse më shumë i besojnë postës së Vatikanit se sa postës italiane.
8. Këtu nuk mundesh me marrë vulë në pasaportë
Është lajm i keq për kolekcionuesit e vulave në pasaportë, sepse këtu nuk mundeni të merrni vule në pasaportë, madje as me kurrfarë pagese, siç është rasti me Andorën, ku mundeni të merrni vule në pasaportë me pagesë.
9. Asnjë nga banorët e Vatikanit nuk ka lindur në Vatikan
Shtetësia kuptohet se nuk merret me lindje, por ate e kanë të gjithë ata që punojnë dhe jetojnë këtu. Nëse pyeteni pse shtetësia nuk merret me lindje, përgjigja është e thjeshtë: Vatikani nuk ka spital.
10. UNESCO dhe Vatikani kanë raporte të veçanta
Në të vërtetë, Vatikani është shteti i vetëm që UNESCO tërësisht e ka përfshirë në listën e Thesarit botëror të kulturës.