Me mijëra turistë shkojnë që të shikojnë këtë liqen të jashtëzakonshëm çdo vit në Australi.
Ai ka një veti shumë të veçantë, ndryshon ngjyrën në varësi të motit.
Liqeni në shtetin e Victoria-s në shtetin kontinent, ngjyroset në rozë nga algat në ujë.
Algat mbledhin pigmentin rozë në bazë të disa rrethanave të caktuara, të cilat janë niveli i madh i kripës në ujë si edhe temperaturat e ngrohta.
Gjatë muajve të nxehtë kripa reflekton dritën e diellit dhe e bën ujin të duket i bardhë.
Temat
Fun