Doli nga burgu me 5 ditë leje, por u arratis në Malin e Zi, ekstradohet në Shqipëri

Një shqiptar i arrestuar në vitin 2014 është ekstraduar nga Mali i Zi drejt vendit tonë.
Kristjan Lumaj, 27 vjeç, banues në Ivanaj të Malësisë së Madhe u arratis kur kishte dalë me 5 ditë leje nga burgu i Fushë Krujës dhe nuk ishte kthyer më.

Policia e Krujës njoftoi se dërgoi në burgun e Tiranës më 10 shkurt 2017, Kristjan Lumaj, i cili është dënuar nga Gjykata e Krujës me 4 vjet burg për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Lumaj ishte i dënuar më parë me 8 vjet burg nga Gjykata e Apelit Shkodër për veprën penale “Vjedhje me dhunë në bashkëpunim” në vitin 2012, dënim që e vuante në burgun e Fushë-Krujës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në ambientet e I.E.V.P Tiranë, bënë të mundur ekzekutimin e Urdhërit të Prokurorit të Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, në ngarkim të shtetasit Kristjan Lumaj 27 vjeç, banues në Ivanaj, Malësi e Madhe.

Gjykata e Shkallës së Parë Krujë e ka dënuar me 4 vjet burg, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar në nenin 323 të Kodit Penal. Lumaj ishte dënuar me 8 vjet burgim nga Gykata e Apelit Shkodër, për veprën penale”Vjedhja me dhunë në bashkëpunim”,

Vendim Nr.351, datë 04.07.2012, dënim të cilin e vuante në I.E.V.P. Fushë-Krujë. Më datë 21.05.2014-26.05.2014 kishte përfituar leje shpërblyese nga I.E.V.P. Fushë-Krujë, por nuk është rikthyer në Institucionin e vuajtjes së dënimit.Në vijim u shpall në kërkim dhe u bë e mundur kapja e tij, në Mal të Zi. Më datë 10.02.2017 është ekstraduar nga Mali i Zi në I.E.V.P. Tiranë.

Me Vendimin Nr. 60, datë 24.03.2015, Gjykata e Shkallës së Parë Krujë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale“Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Temat
Përgjithshme

Të afërta