Aktori i “Portokallisë” i ‘marrosur’ pas Edi Ramës, ja çfarë thotë

Aktori i “Portokallisë”, Gaz Paja ka qenë në vëmendje të mediave ditët e fundit për përplasjet me gazetaret e kulturës, por edhe për shkak të lidhjeve me politikën, e për këto arsye ai ishte i ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”.

I pyetur nga gazetarja Jonida Shehu në lidhje me miqësitë që ka me kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj, Gaz Paja u përgjigj se nuk është i angazhuar në asnjë forcë politike.

Pjesëmarrja e tij në FRESH ishte një ftesë nga PS-ja si trajner estetik. “Roli im nuk ishte t’i trajnoja politikisht, pasi nuk di, por nga ana estetike, si të sillen, si të flasin, si të qëndrojnë e si të vishen”.

Po miqësinë që keni me Ramën?- e pyeti moderatorja Shehu. “Kryeministri para se të jetë kryeministër është artist dhe sigurisht që unë do të kem miqësi me një artist. Të lexohet si të dojë kjo foto e imja me Ramën, – tha Paja, – mua ai burri më pëlqen.

“Është i çmendur dhe mua më pëlqen çmenduria e tij. Një i çmendur i tillë mund të rregullojë gjithë lleqet që kanë ndodh në Shqipëri”, tha aktori i “Portokallisë” Gaz Paja.

“Ai po punon, nëse devijon do të marrë atë që meriton, por shpresoj që kjo të mos ndodh. Njerëzit që punojnë unë do t’i mbështes”, shtoi aktori.

Këto deklarata të Pajës kanë shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë as ironitë.

Temat
Showbiz

Të afërta