Adelina Tahiri shkon në rehabilitim (Foto)

Këngëtarja e njohur shkupjane, Adelina Tahiri, javë më parë u raportua se pati një aksident me ski në Maqedoni.
Nga ky aksident, këngëtarja lëndoi këmbën, dhe si pasojë u detyrua që ta mbajë në allçi për disa javë me radhë.

Por mesa duket pak nga pak, ajo ka filluar që ta marrë veten, dhe këmba e saj duket dita-ditës më mirë.

Së fundmi, Adelina ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shfaqet me këmbën e lidhur teksa ka treguar se ndodhet në qendrën rehabilituese.

Temat
Showbiz

Të afërta