25 vjet të jetës i kaloi në pyll, arsyeja është shumë e çuditshme? (Video)

Mick Dodge ka kaluar 25 vitet e fundit larg nga qytetërimi, jashtë vendit të tij për të jetuar në një pyll. Ai hoqi dorë nga puna e tij si mekanik në Fort Lewis për të jetuar këtë lloj jete, transmeton Lajmi.net.
“Ky është pasioni im i vërtetë i jetës”, thotë ai.

Dodge tani është vendosur në Gadishullin Olimpik në perëndim Washington State.

Përfundimisht, në sajë të ndikimit të atit të tij, ai u bë një ndjekës fanatik i palestrës ekstreme. Por ky 62-vjeçar nuk do të humbasë palestrën edhe jashtë.

Ai ka krijuar një koncept të veçantë të quajtur Gym Earth – me anë të pajisjeve natyrore në pyl. Dodge përdor rrjeta mallrash, shiritat, gurë dhe litarë për të krijuar palestrën e tij. Studentët vijnë për të mësuar prej tij, si dhe ai i mëson ata me ushtrime që lidhen me natyrën. Teknikat e tij ekstreme përfshijnë ushtrimet vetëm zbathur. Në fakt, Dodge nuk përdor asnjëherë këpucë.

Ai jeton zbathur që nga viti 1991, ngaqë ai pretendon se ka shëruar dhimbjet e shputës. Ai thotë se kjo formë i ka ndihmuar atij të ndërveprojë me intuitë me botën natyrore.

Në fakt Dodge thotë se këmbët e sëmura e kan shtyrë atë të fillojë këtë stil jete të jashtëzakonshme në pyll.

“Këmbët e mia ishin të lënduara. Ato u dëmtuan aq keq sa që unë mezi mund të ecja. Kjo mënyrë e të jetuarit më ka ndihmuar të trajtoj stresin e jetesës moderne. Ky vend është shtëpi për mua.”

Temat
Fun

Të afërta