Lajme

Zhduket edhe një femër në Mitrovicë, pas largimit nga shtëpia nuk është kthyer më

By first-channel.tv

February 16, 2017

Nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës është bërë e ditur se në fshatin Vinarc të Mitrovicës është zhdukur një femër.

Nëna e vajzës ka raportuar në polici, pasi që vajza ka dalur nga shtëpia më datën 14.02.2017-11:00 dhe nuk është kthyer më.

Policia po merret me rastin./Gazeta Express