Toka ka një kontinent të ri? (Foto)

Toka ka një kontinent të ri? Të paktën këtë propozim kanë bërë një grup prej 11 gjeologëve, të cilët kanë propozuar që rajoni i Oqeanit Paqësor që gjendet në lindje të Australisë mes Zelandës së Re dhe Kaledonia e Re, të konsiderohet kontinent.

Madje ata kanë shkuar edhe më tej duke e emëruar atë si Zealandia. Gjeografikisht janë të njohura 7 kontinente: Afrika, Antarktida, Australia, Europa, Azia, Amerika Veriore dhe Amerika Jugore.

Nëse kjo zonë do të njihej si kontinenti më i ri i Tokës atëherë, Zelandia do të ishte kontinenti më i vogël me 4.9 milionë metra katrorë, ndërsa sipas shkencëtarëve, 94 përqind e kontinentit është nën ujë, transmeton tch.

Në publikimin e gjeologëve me titull: “Zealandia: Kontinenti i fshehur i Tokës”, ata thonë se ky rajon ka të katër atributet e nevojshme për t’u konsideruar kontinent.

“Vlerat shkencore për ta klasifikuar Zealandian si një kontinent janë shumë herë më tepër se vetëm një emër më shumë në listë”, thonë gjeologët.

Temat
Fun

Të afërta