Profesori i astrofizikës, Jason Barnes, nga Universiteti i Idahos, SHBA, ka parashikuar në një intervistë me gazetarin e “Forbes”, Bruce Dorminey, datën e përafërt kur do të përplaset Toka me Hënën. Eksperti beson se sateliti dhe planeti ynë do të përplasen pas afro 65 miliardë vjetësh.
Si një shkak i mundshëm i kësaj përplasjeje, specialisti thekson ngadalësim e mëtejshëm të rrotullimeve të satelitit dhe të Tokës rreth boshtit të saj. Kjo dukuri do të shkaktojë një rezonancë orbitale mes dy yjeve, që do të çonte në një afrim progresiv të satelitit me Tokën, që do të përfundonte me një përplasje.
Shkencëtarët parashikojnë se kur të ndodhë kjo, periudha e rrotullimit të Hënës rreth boshtit të saj do të jetë rreth 47 ditë.
Aktualisht Hëna e kryen një rrotullim rreth Tokës për afro 27 ditë, ndërkohë që planeti ynë përfundon rrotullimin e tij në vetëm një ditë.