Botë

Le Pen në epërsi ndaj Macronit

By first-channel.tv

February 16, 2017

Presioni gjyqësor është rritur ndjeshëm sot mbi François Fillon, kandidat i së djathtës i përfshirë prej tre javësh në një aferë për punësime të dyshuara fiktive, ndërsa ekstremi i djathtë po konsolidon pozitën e tij kur na ndajnë vetëm dy muaj nga zgjedhjet presidenciale. Nga ana tjetër, e majta shfaqet e luhatur për t’u bashkuar.

Pavarësisht deklaratave për pafajësi, çështja i ka kushtuar François Fillon, ish-favorit në sondazhe, një rënie të ndjeshme në sondazhe. Në raundin e parë, ai pozicionohet tashmë pas kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, më e fortë se kurrë më parë, sipas një anketimi të së përditshmes “Le Monde”, dhe kandidatit të qendrës, Emmanuel Macron.

Në një aludim të qartë për disfatat e kandidatit të së djathtës, presidenti francez François Hollande bëri sot thirrje për “personalitete shembullorë” në krye të shtetit. Nëse në krye të shtetit nuk do të ekzistojë një qëndrim shembull, si mund t’a votëbesojmë, si mund t’a mbështesim, si do t’i japim perspektiva vendit tonë?”, pohoi ai në një fjalim të mbajtur në Ren (perëndim), përcjell Atsh.

Gjykata franceze bëri të ditur më herët se hetimet do të vazhdojnë pasi të marrë raportin e policisë në lidhje me fakte të mundshme të rishikuara për përvetësim fondesh publike, abuzim me pronën shtetërore dhe fshehje e sendeve të vjedhura duke e vënë nën akuzë zotin dhe zonjën Fillon.