Botë

Krijon një substancë eksplozive, studenti për pak ‘hedh në erë’ universitetin

By first-channel.tv

February 16, 2017

Ndërtesat e një universiteti britanik u evakuuan kur një student krijoi aksidentalisht të njëjtën substancë eksplozive, tejet të rrezikshme, që është përdorur në sulmet terroriste në Paris.

Një hetim në Universitetin e Bristolit ka zbuluar se substanca në fjalë, e njohur si “triacetone triperoxide” (TATP) u krijua pa qëllim në laboratorin kimik.

Laboratori i rrethua me një shirit duke j’ua ndaluar studentëve të afroheshin pas incidentit , shkruan “BBC”.

Askush nuk u plagos dhe ekipet kryen një shpërthim të kontrolluar.