Blero tregon se si do duket kur të plaket, e demonstron nga xhaxhai të cilit i ngjanë (Foto)

Këngëtari i njohur Blero ka ndryshuar shumë që nga fillimi i karrierës e deri më sot.

Flokët më të gjata ishin detaji që e karakterizonte atë kur ishte më i ri, gjersa tani këngëtari i ka lyer me ngjyrë tjetër dhe duket vërtet më ndryshe.

Por, këngëtari ka treguar së fundmi përmes rrjeteve sociale se dukja e tij ngjan shumë me një nga personat e familjes.

Ai ka publikuar një fotografi në lnstagram Story, ku shfaqet bashkë me xhaxhain e tij, i cili është personi nga i cili Blero posedon më së shumti elemente të përbashkëta në fytyrë.

Madje këngëtari është shprehur se xhaxhai i tij, është versioni i “Bleros” kur të arrij të mbush 100 vjet.

Blero tregon se do të duket si xhaxhai i tij pasi t’i ketë mbushur 100 vjet. Foto nga InstaStory.
Mesa duket, ai dhe xhaxhai i tij ruajnë një raport shumë të mirë mes vete, madje janë edhe fqinjë. /Telegrafi/

Temat
Showbiz

Të afërta