Aktualiteti i sotëm politik do ti detyron partit politike shqiptare që në zgjedhjet lokale të 2017- ës të jenë më të kujdesshme në hartimin e programeve dhe paraqytjes para qytetarëve, shkruan Gazeta Express
“Rezultati i ngushtë i partive politike në zgjedhjet e fundit parlamentare është tregues se zgjedhjet lokale do të jenë shumë kompetetive.
Përparësia është se ky rezultat do të ndikon që partitë të jenë më të mirë në përpilimin e agjendave për politikat lokale. Kujdesi në atë se çfarë do të premtohet do të rritet”, thotë politikologu Xhenis Sulimani.
Sipas tij partitë e reja, si Lëvizja Besa dhe LR-PDSH dukshëm e kanë pasuruar skenën politike.
“Mendoj se zgjedhjet lokale do të jenë hyrje e një kapitulli të ri, sa i përket politikës në vend e që do të jetë frytdhënës”, thotë Sulimani.