Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, dhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, nesër më 16 shkurt, do të bëjnë vënien e gurthemelit të ndërtimit të pikëkalimit të përhershëm kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë në Merdare.
Të pranishëm do të jenë krerët shtetërorë, ministrat e linjës dhe përfaqësues tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Ky është i pari nga gjashtë pikëkalimet kufitare të përhershme të IBM-së që do të ndërtohen në kuadër të projektit të gjerë të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (IBM) në mes të Kosovës dhe Serbisë, i paraparë me marrëveshjen për IBM të arritur në kuadër të dialogut të Brukselit.

