Draft-rezoluta e raportuesit për Shqipërinë Knut Flekenshtajn është diskutuar në seancën plenare të së martës në Parlamentin Europian.
Gjatë debatit, eurodeputetët kërkuan nga klasa politike shqiptare, zbatimin sa më të shpejtë të reformave për hapjen e negociatave të antarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Debati në seancën plenare të Parlamentit Europian mbi rezolutën e raportuesit Knut Fleckenstein për Shqipërinë ka reflektuar qëndrimet e tre institucioneve kryesore të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit në BE.
Parlamenti Europian është më pranë qëndrimit të Komisionit Europian, sipas të cilit hapja e negociatave duhet të bëhet sapo të fillojë zbatimi i refromës në drejtësi dhe konkretisht proçesi i Vetting.
Knut Fleckenstein, Raportues për Shqipërinë: Kredibiliteti i të gjithë proçesit të drejtësisë do të varet nga zbatimi i saj dhe nga proçesi i Vetting. Pa Vetting nuk mund të ketë një reformë serioze të gjyqësorit.
Johannes Hahn, Komisioner për Fqinjësinë dhe Negociatat e Anëtarësimit: Prioriteti më i rëndësishëm për Shqipërinë momentalisht mbetet zbatimi i reformës në drejtësi dhe fillimi i shpejtê i proçesit të rivlerësimit tê gjyqtarëve dhe prokurorëve. Bëhet fjalë për krijimin e një gjurme provash tê qëndrueshme. Proçesi i Vetting ka filluar dhe Komisioni Europian po e monitoron përmes operacionit tê monitoritmit që ka filluar javën e shkuar .
Ian Borg, Presidenca Malteze: Dialogu midis qeverisë dhe opozitës do të jetë jetik për suksesin e reformave kyçe në vend dhe i një rëndësie të veçantë edhe për finalizimin e reformës elektorale.
Monica Macovei, Eurodeputete: Shpresoj që nuk do të ketë një hendek midis qeverisë dhe opozitës sepse kjo mund të verë në rrezik kapacitetin për zbatimin e reformave.
Por ajo që dallon midis dy institucioneve është qëndrimi mbi zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri. Për Parlamentin Europian, nuk mund të ketë hapje të negociatave pa zgjedhje të lira dhe të ndershme sipas standarteve ndërkombëtare.
Eduard Kukan, Raportues në Hije për Shqipërinë: Zgjedhjet do të jenë një test i rëndësishëm për funksionimin e sistemit demokratik dhe pjekurinë e kulturës demokratike. Zgjedhjet do të jenë një oportunitet për partitë politike për zbatimin e ligjit tê dekriminalizimit dhe njê shans për një kultirë të re demokratike përmes evitimit të emërimit të personave me të shkuar kriminale në postet publike.
Ilhan Kyuchyk, Raportues në Hije për Shqipërinë: Të gjitha partitë politke dhe shoqëria civile duhen të garantojnë që zgjedhjet të zhvillohen sipas standarteve ndërkombëtare.
Johannes Hahn, Komisioner për Fqinjësinë dhe Negociatat e Anëtarësimit: Shqipëria duhet të zbatojë urgjentisht reformën zgjedhore. Në këtë kontekst kërkohet konsensusi ndërpartiak për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODHIR, duke përfshirê kryesisht transparencën për financimin e partive, si dhe profesionalizimit dhe pavarësinê e administratës zgjedhore.
Knut Fleckenstein, Raportues për Shqipërinë: Shitblerja e votës është e pakonceptueshme për Bashkimin Europian.
Komisioni Europian, Parlamenti Europian dhe shtetet anëtare janë në sintoni të plotë në kêrkimin e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, depolitizimit të administratës publike dhe forcimit të të drejtave të njeriut dhe minoriteteve. Komisioni Europian ka premtuar se do të angazhohet më shumë për forcimin e shtetit ligjor, ndërkohë që një deklaratë fshikulluese ka ardhur nga grupimi i ekstremit të djathtë në Parlamentin Europian për nivelin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.
Johannes Hahn, Komisioner për Fqinjësinë dhe Negociatat e Anëtarësimit: Shqipëria duhet të bëjë më shumë përpjekje për krijimin e një gjurme provash solide të hetimeve dhe ndjekjeve penale për krimin organizuar dhe korrupsionit në të gjina nivelet. Korrupsioni në nivelet e larta duhet të luftohet me më efiçencë dhe e njëjta gjë vlen edhe për krimin e organizuar. Më shumë rezultate nevojiten për çmontimin e grupeve kriminale brenda vendit, në rajon dhe në nivelin global. Komisioni do të rrisë mbështetjen teknike për shtetin ligjor.
Ian Borg, Presidenca Malteze: Duhen më shumë rezultate të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dua gjithashtu të theksoj, se përpjekje të mëtejshme janë thelbësore për një administratë publike të depolitizuar, profesioniste dhe efiçente. Më lejoni që të nënvizoj edhe nevojën për masa efiçente legjislative për forcimin e të drjetave të njeriut, politikat antidiskriminuese dhe trajtimin e barabartë të minoriteteve .
Jean Luc Schaffhauser, Eurodeputet: E vërteta është kjo: Shqipëria është një shtet mafioz. Trafiqet dhe korrupsioni janë endemikë. Reformat kozmetike që supozohen të lehtësojnë anëtarësimin e vendit ju gënjejnë vetëm juve. Ju rrezikoni që të na bëni subjekt të mafias shqiptare që është më e rrezikshmja dhe kontrollon gjysmën e trafikut të drogës, të qënieve njerëzore dhe migracionit në Europë.
Disa eurodeputetë grekë kanër kërkuar respektimin e të drejtave tê njeriut dhe tê minoriteteve në Shqipëri dhe kanë dënuar prentendimet territoriale të shfaqura së fundmi nga Shqipëria. Shqetësimi i Greqisë është përkthyer në deklaratën e sekretarit të shtetit maltez, Ian Borg, në emër të presidencës malteze.
Ian Borg, Presidenca Malteze: Aksione dhe deklarata që ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirê janë kundraprokuktive dhe duhet të evitohen ».
Gjatë debatit, qeveria shqiptare ështê përgëzuar për pritjen e refugjatëve iranianë, por asaj i është kërkuar që të rikonsiderojë projektin e hidrocentralit mbi Lumin Vjosë dhe të zgjidhë çështjen e gjakmarrjes. Diferenca kryesore e qëndrimit të Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian me Këshillin e ministrave është artikuluar qartë nga sekretari i shtetit maltez, Ian Borg, sipas të cilit Këshilli i ministrave të Bashkimit Europiane do t’a konsideroje hapjen e negociatave të anëtarësimit kur Shqipëria të ketë përmbushur 5 prioritetet kyçe./ABC News

