Botë

Emigrantët tregojnë skandalet në konsullatat shqitare, Rama u jep ‘shpresë’

By first-channel.tv

February 15, 2017

Teksa ka marrë pjesë sot në aktivitetin për reformimin e shërbimit konsullor, kreu i qeverisë Edi Rama ka shfrytëzuar profilin e tij për të kthyer përgjigje gjithë komentuesve për shqetësimet që i kanë drejtuar. Shqetësimet kanë të bëjnë pikërisht me shërbimet konsullore shqiptare, që sipas qytetarëve lënë shumë për të dëshiruar. “Reforma e Shërbimit Konsullor për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër – Do të marrin fund zvarritjet e panumërta dhe kostot e larta të shërbimit konsullor që prej 25 vjetësh u kanë nxirë jetën shqiptarëve jashtë atdheut”, shkruan Rama. /Gazeta Exress/

Replikat

Qytetari: Na ke shpetuar o njesh se kemi lene lesht ne Milano me dite te tera…ishalla funksionon! Jo per gje po si shum e bukur per te qen e vertet

Edi Rama: E di qe eshte shume e bukur per te qene e vertete e di, po e vertete eshte dhe ndjese per gjithe ç’keni hequr!

Qytetari: Shpresoj te venjn nje dor ke korsullata e romes se te ze frika te hysh brenda..? As banjo per femijet nuk ka

Edi Rama: Me kete sistem do jete shume shume me lehte dhe nevojat per te shkuar ne konsullate do reduktohen jashtezakonisht shume!

Qytetari: Zoti Rama hiqni taksat e biletave te avionit. Kushton te vish ne shqiperi Me familje 1300pound. Kurse ne Europe ven 100 Euro

Edi Rama: Nuk jane taksa te shtetit ato or mik, po jane kusuret e kontrates qe ka bere shteti dikur me operatorin e aeroportit! Besoj qe ndertimi i aeroportit te ri ne Vlore do ndryshoje shume gjera!

Qytetari: sherbim i tanishem konsullor eshte i mire por 130 euro per 1 pashaporte jane shume….

Edi Rama: Keto jane kontratat e vjetra te Saliut miku im!

Qytetari: Une jam mar me fush vajta vite me partin tuaj dhe jam pa pune ca partie jeni qe mos futni ata qe votojn per ju dhe mbrojn partin e tyre ps jam shum e zhgnyrete nga pse ok

Edi Rama · Ku je ti Stela ne Greqi?

Qytetari: Zoti Rama po ajo konsullata e Romes ka dhjet dit si marr ne telefon e nuk pergjigjet njeri si

Edi Rama: Perdor konsullaten online qe sic e sheh eshte ne dispozicionin tend tani

Qytetari: Nderroni keta të konsullatës këtu në Londër ,janë maskarenj edhe arrogant ,mjere kujt i bie radha të shkojë atje.

Edi Rama: Perdor konsullaten online Edvin

Qytetari: Nuk je prefekt po je me i mir se keta plerat para teje

Edi Rama: Jo s’jam prefekt, prefekti i Tirones eshte Sad Vorpsi