Botë

Më shumë se 600 të arrestuar brenda 2 ditëve në Turqi

By first-channel.tv

February 14, 2017

Policia turke i ka ndaluar më shumë se 600 persona nën dyshimin se kanë lidhje me militantët kurdë në dy ditët e fundit, raportojnë mediat shtetërore, një veprim ky që nga partia parlamentare pro-kurde është quajtur tentim për ta anashkaluar atë para referendumit të prillit.

Turqit do të votojnë më 16 prill për ta zëvendësuar sistemin parlamentar me një presidencë më të fortë të kërkuar nga presidenti Tayyip Erdogan, transmeton Express.

Referendumi do të mbahet nën gjendje të jashtëzakonshme, e cila u shpall pas tentim puçit të muaj korrik 2016.

Dhjetëra mijëra njerëz janë arrestuar që prej puçit të dështuar, për shkak të dyshimeve se kanë pasur lidhje me Fethullah Gulenin, klerikun që jeton në SHBA, që Ankaraja e akuzon se e orkestroi puçin. Mbi 5.000 anëtarë të Partisë Demokratike të Popullit (HDP) e cila është pro-kurde, janë ndaluar nga autoritetet turke, sipas kësaj partie.

“Qëllimi kryesor i këtyre operacioneve është që të mbahet referendumi pa HDP-në,” thuhet në një komunikatë të HDP-së./Gazeta Express/