Rusia mohon se po përzihet në zgjedhjet presidenciale franceze

Rusia mohoi se ka kryer sulme kibernetike kundër kandidatit për president të Francës, Emmanuel Macron.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se akuzat e tilla kundër autoriteteve ruse janë “thjesht absurde”.

“Nuk kemi pasur dhe nuk kemi asnjë qëllim për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të vendeve të tjera, ose në proceset zgjedhore në veçanti. Moska zyrtare nuk e ka bërë kurrë një gjë të tillë”, tha Peskov, përcjell REL.

Sondazhet e opinionit tregojnë se Macron ka shanse të mira për të fituar zgjedhjet presidenciale në Francë, përballë kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Le Pen është kritike e Bashkimit Evropian dhe mbështet politikën ruse në Ukrainë.

Richard Ferrand, sekretar i përgjithshëm i partisë së Macronit, ka thënë se media të mbështetura nga shteti rus, të tilla si RT dhe Sputnik, janë duke sulmuar Macronin me “lajme të rreme”.

Temat
BotëLajme

Të afërta