Messi vs Ronaldo, cili do ta arrijë i pari këtë rekord historik në Ligën e Kampionëve? (Foto)

Sonte me ndeshjet Benfica – Dortmund dhe PSG – Barcelona, rikthehen ethet e Ligës së Kampionëve
Pos ndeshjeve shumë interesante, Liga e Kampionëve rikthen edhe duelin Lionel Messi – Cristiano Ronaldo, të cilët aktualisht janë golashënuesit më të mirë në histori të kësaj gare, shkruan Gazeta Express.

Dy futbollistët më të mëdhenj në histori të futbollit, janë në kërkim të numrit të 100 golave në këtë garë, diçka që në të kaluarën nuk ka arritur ta bëjë asnjë lojtar.

32 vjeçari i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, aktualisht është golashënuesi më i mirë në histori të kësaj gare, me 96 finalizime, 3 më shumë se Leo Messi, i cili deri më tani ka shënuar 93 dhe është golashënuesi më i mirë këtë edicion me 10 gola.

Shifra prej 100 golave do të arrihet për herë të parë: Ronaldo e Messi do të luftojnë për primatin e të parit dhe mbetet të shihet nëse ky sezon do të jetë ai kur për herë të parë në histori të Championsit arrihet kjo shifër.

Temat
BotëSport

Të afërta