Kryeministri i Malit të Zi i ka thënë Rusisë dhe aleatëve të vet në shtetin e vogël ballkanik që të ndalojnë së destabilizuar vendin duke e kundërshtuar anëtarësimin e tij në NATO.
Kryeministri Dusko Markovic ka thënë: “Ata që po paralajmërojnë për trazira në Mal të Zi dhe jashtë tij duhet t’i mbajnë duart larg Malit të Zi,” transmeton Express.
Komentet e Markovicit vijnë pasi që partitë opozitare pro-ruse në Mal të Zi e kanë denoncuar thirrjen e prokurorit special të Malit të Zi bërë asamblesë kombëtare për t’ua hequr imunitetin dy liderëve të lartë opozitarë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në plotin pro-rus për ta rrëzuar Qeverinë e Malit të Zi për shkak të përpjekjes së saj për t’u anëtarësuar në NATO.
Parlamenti i Malit të Zi do të votojë nesër për t’ua hequr imunitetin liderëve të lartë opozitarë.
Rreth 20 njerëz – përfshirë dy qytetarë rusë – u arrestuan nën dyshimin se morën pjesë në plotin e tetorit që dyshohet se për plan kishte edhe vrasjen e kryeministrit të atëhershëm dhe ta marrë pushtetin, në mënyrë që ta parandalonte anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

