Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Ky është idhulli i Adnan Januzajt (Video)

Adnan Januzaj ka bërë të ditur se Ryan Giggs është idhulli i tij
Legjenda e Manchester Unitedit, Ryan Giggs, është idhulli i mesfushorit shqiptar, Adnan Januzaj.

Kështu ka deklaruar i huazuari i Djajve të Kuq te Sunderlandi për faqen zyrtare të Premierligës, shkruan Gazeta Express.

“Sigurisht, Ryan Giggs. Ai është legjendë”, ka thënë Januzaj, i cili kohë më parë cilësohej si “Giggsi i ri”.

Januzaj këtë stinor është huazuar te Sunderlandi dhe deri tani ka shënuar një gol për ekipin e David Moyesit teksa ka bërë 20 paraqitje në të gjitha garat.

Exit mobile version