Ka kohë që qarkullon në media lajmi se reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi janë në lidhje, madje muaj më parë ata u fotografuan edhe duke bërë ‘shopping’ në një prej qendrave të kryeqytetit, gjë që shtoi thashethemet për lidhjen e tyre.
Edhe pse ata u munduan ta mohojnë këtë gjë, siç duket Elita Rudi e pranojë këtë lidhje duke publikuar një foto, me anë të cilës tregon se Gjiko ia ka blerë një veturë.
Ajo në Facebook ku edhe e ka postuar këtë foto ka shkruar këto fjalë:
“I love baby boo”, këto fjalë përmenden në një këngë të Gjikos, publikuar muaj më parë.
Kjo dhuratë Elitës i është bërë për Shën Valentin.