Showbiz

Kënga e Morenës hit i Ballkanit (Video)

By first-channel.tv

February 14, 2017

Ka vetëm dy ditë që kur është lansuar kënga “Inat” e Morena Tarakut dhe ajo menjëherë ka marrë gjithë vëmendjen e mundshme nga publiku, madje jo vetëm nga ai shqiptar, shkruan “Kosovarja”.

Morena ka shkëlqyer në çdo skenë të videoklipit, duke u shfaqur e mrekullueshme nën tingujt e “Inat”, kësaj kënge ndryshe në tregun muzikor vendor.

Merret vesh se “Inat” ka filluar të dëgjohet edhe në shumë vende të Ballkanit, pasi tashmë ka nisur së transmetuari në “Ballkan tv”.