Botë

Arrestohet “Hitleri” (Foto)

By first-channel.tv

February 14, 2017

Një burrë 25 vjeç është arrestuar në Austri, pasi pretendonte të ishte si Hitleri, dhe proklamonte doktrinën e tij

Burri dukej taman si Hitleri, kishte mustaqe po si ai, dhe i njëjti kishte bërë fotografi te shtëpia në Braunau, ku kishte lindur Adolf Hitler, transmeton Gazetametro.net.

25-vjeçari kishte lëvizur kohëve të fundit afër kufirit me Gjermanisë dhe Austrisë. Një polic i quajtur David Furtner i kishte thënë BBC-së, se kjo nuk është një shaka, pasi ai e dinte mirë se çfarë po bënte.

Ai po promovonte nazizmin dhe kjo është e ndaluar me ligj në shtetin austriak.