Botë

500 trupa dhe shumë tanke amerikane mbërrijnë në Rumani

By first-channel.tv

February 14, 2017

Pesëqind trupa të ushtrisë amerikane, përfshirë dhe tanke, kanë mbërritur sot në portin rumun të Detit të Zi, me qëllim që ta forcojnë sistemin e mbrojtjes në këtë vend anëtar të NATO-s në Evropën Lindore.

Ambasada amerikane ka thënë se Batalioni i Parë “Fighting Eagles” dhe Regjimenti i Tetë Këmbësor, do të vendosen në bazën ajrore “Mihail Kogalniceanu” në lindje të Rumanisë, në baza rotacioni, transmeton Express.

Ambasadori amerikan në Rumani, Hans G. Klemm, ka thënë sot se vendosja e ushtarëve nënkupton partneritetin e fortë që ekziston mes SHBA-së dhe Rumanisë në fjalë dhe vepër.