Lajme

Rama: Do ndërtojmë 170 shkolla të reja në Shqipëri

By first-channel.tv

February 13, 2017

Kryeministri Edi Rama ka premtuar ditën e sotme se qeveria do të ndërtojë 170 shkolla të reja.

Gjatë fjalës së tij në ambientet e shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë, kryeministri tha se shumë investime të tjera do të përmirësojnë cilësinë e mësimdhënës.

Kreu i qeverisë u shpreh se ky do të jetë projekti i parë i programit ” 1 milionë euro”.

”Do të ndërtohen 150 shkolla në gjithë Shqipërinë, nga ku 53 do ndërtohen të reja, ndërsa 97 të tilla do të rindërtohen nga fillimi. Shtojmë këtu edhe 20 shkolla që do të ndërtohen në Tiranë, ku numri I tyre arrin në 170”,-u shpreh kryeministri Rama.