Prej shumë kohësh gazetari Bledi Mane është kthyer në një persona sa të dashur por dhe urryer për publikun, teksa në profilin e tij ka publikuar fakte interesante rreth jetës së luksit që bëjnë familjarët e zyrtarëve të lartë të shtetit, apo personave të lidhur me pushtetarë.
Por sot ndryshe nga denoncimet e mëparshme, Mane i drejtohet vetë kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij duhet të reagojë në fakt për kërcënimet që shkojnë drejt gazetarëve dhe konkretisht atij vetë.
Mane rrëfen kështu një pjese të atyre çfarë ai shikon dhe përjeton, kërcënime të shumta për të cilët pretendon se janë vetë personat që ai ka përmendur në statuset e tij në Facebook, teksa thotë se edhe vetë Edi Rama po shndërrohet në një dhunues të gazetarëve.
Postimi
Shtepia ime afer kryqezimit te 21 Dhjetorit ne Tirane eshte kthyer ne arene boksi. Parmbreme pata 5 paramilitare te Shkelzen Berishes qe bujten per kercenimin e rradhes. Pak kohe me pare Xhelal Mziu dergoi 3 te tjere per te vene nderin e fotografive te vajzes ne vend. \
Shkelqim Peka i kishte ushtaret me te dhunshem, ndera renegatet e Adriatik Llalles me dhane ultimatum te largohesha urgjent nga Tirana, perndryshe do me merrnin peng e do me masakronin andej nga fshatrat e Gramshit. Arjan Çani paguan te forte por nuk ia zbatojne porosite me perpikmeri dhe ndryshe nga Ardian Fullani qe perndjek edhe familjaret e mi me furgonin me xhama te zinj, situata behet me dramatike kur edhe arroganca jote o kryeminister u jep zemer ketyre viktimave qe te veremosura qe duan te mbysin fjalen e lire.
Jo per modesti e as per vanitet por pa ta them qe une ndryshe nga koleget e tjere te nderuar gazetare, dhunohem fizikisht e psikologjikisht nga te tute e nga kundershtaret e tu ne menyren me mizore dhe qesharake. Duan te me vjedhin edhe talentin edhe guximin e nuk kane faj se me vjedhje e me tjetersime jane mesuar keto vite tranzicioni.
Po te shkruaj sot sepse me Berishes se djeshem e mes Rames se sotem nuk gjej dot ndryshime. Dhuna e Berishes eshte e njejte si arroganca jote ndaj lajmësve. Burgimet e Berishes jane njesoj si poshterimet e tua ndaj gazetareve. Djegiet e redaksive gjate mbreterimit te Berishes jane njesoj si përvëlimet e tua ofenduese ndaj percjellesve te lajmit dhe kjo sindrome e pushtetit nuk te shkon aspak ty.
Ti je nje nga viktimat e djeshme te fjales se lire dhe duket sikur hakmarrjes tende i ke gjetur kahun e gabuar. Media e sotme nuk ka vetem gazetare dhe lexues.
Media e sotme fale teknologjise ka interaktivitet te llahtarshem dhe beteja virtuale qe na ke shpallur duket pa krye. Mblidh veten, ushtrohu ne pune keto pak muaj qe kane mbetur deri ne zgjedhjet e ardhshme dhe na ler ne gazetaret te punojme te qete pa presione te gjithanshme. Fjala e lirë edhe kur është e mpirë, e pirë, e dlirë, e blerë, e dhjerë ka fuqine me te parashikueshme sesa horoskopet qeveritare. Mos i hap lufte gazetarise se ka misionin qe asnje pushtet nuk ia tjeterson dot.
Gazetaria ti heq breket, ti vë breket ne kokë, ti gris breket, ti vesh breket… Ti shyqyr Zotit ke provuar cdo lloj eksperience me dhe pa brekë. Eshte koha te mbash me dinjitet kostumin e kryeministrit!