Botë

Kurtz: Ajo që është dakorduar në Bruksel duhet të zbatohet

By first-channel.tv

February 13, 2017

Beograd – Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, gajtë vizitës së tij në Serbi, tha se është e rëndësishme që të respektohet ajo që është dakorduar në dialogun e Brukselit. Përveç kësaj, ai gjithashtu tha se është e rëndësishme që dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të vazhdojë, raporton agjensia Beta.

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, ka biseduar me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.

Duke u përgjigjur në pyetjen nëse Austria, si anëtare e BE-së dhe vendi kryesues i OSBE-së, mund të ndikojë tek Prishtia që të lejojë formimin e Bashkësisë së komunave serbe, Kurtz ka thënë se është mjaft e qartë se “ajo për të cilën është rënë dakord duhet të respektohet”.

“Ne jemi duke u përpjekur që të kontribuojmë si shtet anëtar i Bashkimit dhe kryesues i OSBE-së, që dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës të jetë i suksesshëm dhe është e kuptueshme që ne do t’a bëjmë këtë”. tha Kurtz.

Ai shtoi se është me rëndësi që dialogu të vazhdojë dhe shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që sinqerisht përpiqen për të.

Kurtz tha se Austria do të bëjë gjithçka për të mbajtur vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht Serbinë, në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Edhe pse viti i kaluar ishte e vështirë për BE-në, pozita jonë mbetet e njëjtë – ne duam që vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos Serbia, të mbeten në rrugën drejt BE-së dhe do të bëjmë gjithçka që kjo të vazhdojë”, tha Kurtz.

Duke folur për situatën në rajon Kurtz tha se donte të falënderojë Kryeministrin e Serbisë “për një rol udhëheqës në Serbi dhe rolin konstruktiv në Ballkan”.

“Ballkani mbetet një rajon ku shpesh vie deri te sfida dhe nganjëherë tensionimi, e këtu ka nevojë për politika të matura dhe politikanë që mendojnë për të gjithë rajonin dhe që punojnë shumë që të ketë zhvillim pozitiv”, tha Kurtz./GazetaExpress/.