Arnold: Hilary Clinton mu lut që të publikoja incizimin ku Trump përdor gjuhë raciste

Tom Arnold ka treguar se Hillary Clinton i kishte telefonuar dy ditë para zgjedhjeve në SHBA dhe i ishte lutur që të publikonte incizimin ku Donald Trump dëgjohej të përdorte gjuhë raciste në The Apprentice.

Vitin e kaluar komediani amerikan tha se incizimi e paraqet Trumpin duke folur ‘gjëra shumë të ulëta dhe më racistet ndonjëherë’.

“Ajo më ka telefonuar dy ditë para zgjedhjeve dhe më tha: Të lutemi publikoje”, ka thënë ai për komedianin australian Nazeem Hussain.

Por ai vendosi që mos të bënte një gjë të tillë.

“Do të doja të bëhesha hero, por nuk mund t’i lëndoj ato familje”, ishte përgjigja e tij për demokraten.

Temat
BotëLajme

Të afërta