Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Ja si e siguron mbijetesën ky tetovar me “zastavën” e tij (FOTO)

Kjo nuk është një pamje e rrallë në këto vise, jo vetëm në Tetovë e Maqedoni. Në kohë të vështira njerëzit po gjejnë mënyra të ndryshme për të siguruar ekzistencën me mundin e vet dhe një nga to është riciklimi i shisheve të plastikës.

Dikush për këtë përdor një biçikletë, tjetri një karrocë të tërhequr zakonisht nga një kalë i rraskapitur, i treti thjesht i ngarkon në shpinë…

Një i tillë po qarkullon nëpër Tetovë me veturën e vjetër të tipit “zastava”. Fotoja është bërë në rrugën Industriale, rrugë kjo mjaft e frekuentuar. Mesa duket në foto, vetura po mbartë shishe të plastikës por të njëjtat nuk i ka të siguruara siç duhet. Lëvizja e ngadalshme e veturës së mbingarkuar po e pengon edhe qarkullimin e komunikacionit, por kjo nuk do me siguri nuk do të jetë brenga më e madhe e drejtuesit të “zastavës”./Gazeta Express/

Exit mobile version