Nga koalicioni “Rilindja me Besë” konfirmuan për Gazetën Express se e mbështesin platformën e përbashkët, pavarësisht polemikave që kanë me Bashkimin Demokratik për Integrim, në lidhje me autorësinë e deklaratës së nënshkruar.
Para tri ditësh kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha se platforma është përpiluar nga BDI dhe “Aleanca për Shqiptarët” ndërsa më pas i është bashkangjitur edhe koalicioni “Rilindja me Besë”, raporton Gazeta Express.
“Koalicioni “Aleanca për Shqiptarët”, për Gazetën Express thanë vetë fakti që nuk kanë ndryshuar qëndrim, do të thotë se janë në vij të njëjtë më partitë tjera shqiptare. Ndërsa partia e vetme që publikisht refuzoi platformën e përbashkët të partive politike, është Partia Demokratike Shqiptare.