Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Ambasadorja Çitaku: Këta janë ambasadorët më të mirë që mund të kishim kërkuar

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, i është gëzuar fitores së filmit kosovaro-anglez “Home”, i cili u shpërblye në kategorinë e metrazhit të shkurtër në “BAFTA”, raporton “Zeri.info”.

Çitaku, përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se arti dhe sportet po i sjellin gëzime dhe shpresë shtetit tonë të ri.

“Këta janë ambasadorët më të mirë që mund të kishim kërkuar. Shumë krenare”, ka shkruar ndër të tjerash ambasadorja Çitaku, raporton “Zeri.info”

“Shumë krenare për artistët e rinj të talentuar. Punë e mirë, Shpat Deda. Arti dhe sportet po i sjellin gëzime dhe shpresë shtetit tonë të ri. Këta janë ambasadorët më të mirë që mund të kishim kërkuar. Shumë krenare”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Facebook

Ndryshe, ky film është prodhim mes Kosovës e Anglisë, me regji nga Daniel Mulloy, e ku një pjesë e mirë e ekipit filmik përbëhet nga emra shqiptarë si aktorja Arta Dobroshi, Shpat Deda, Zaki Ramadani, Eroll Bilibani, Mrinë Godanci, Elmedina Morina, Sally Campbell, Davud Karbassioun, Andrés des Rochers etj, raporton “Zeri.info”.

Filmi “Home” ka për temë “udhëtimin” e një familje britaneze dhe tregon se sa lehtë mund të shembët siguria që mendojmë se e kemi ndërtuar rreth vetës, dhe bashkë me atë, koncepti i asaj që quajmë “shtëpi”.

Duke qenë se vitet e fundit kanë shënuar krizën më të madhe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë e Botërore, tema e këtij filmi i bie të prek qytetarët nga vende të ndryshme të botës.

Xhirimet e këtij filmi janë bërë në Janjevë dhe në Graçanicë, raporton “Zeri.info”.

Inspirimi për këtë film ka lindur gjatë edicionit të fundit të Festivalit DokuFest, ku është trajtuar tema e migrimit.

Me rolet kryesore paraqitën aktorët Jack O’Connell, fitues i çmimit BAFTA dhe Holliday Grainger, e njohur për rolin në filmin “Great Expectations”, kurse në rolet e tjera aktorët shqiptarë Zaki Ramadani, Andi Bajgora, Edison

Dabiqaj, Adriana Matoshi, Armend Ismajli e Rifat Smani. Producent kosovar i filmit është Shpat Deda.

Exit mobile version