Lajme

Zjarri përfshin disa kodra në Lushnjë

By first-channel.tv

February 11, 2017

Mesditën e sotme një sipërfaqe toke është përfshirë nga zjarri në kodrat e fshatit Çiflik, në Lushnje.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej 10 hektarë, duke shkrumbuar rreth 1 mijë rrënjë ullinj.

Për fat të mirë situata është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zjarrvënie të qëllimshme.