Tërmeti në Berat, banorët flenë jashtë nga frika e shembjes së banesave (Video)

Pas tërmetit të fundit, familja Elezi në Velabisht të Beratit jeton çdo natë me frikën se banesa do t’i zërë brenda.
Burbuqe Elezi jeton e vetme me dy fëmijë, vajzën e mitur dhe djalin e sëmurë në banesën që është tërësisht e shkatërruar.

Përveç varfërisë së skajshme, ajo thotë se pas tërmetit banesa u dëmtua shumë dhe se ajo vetë nuk ka asnjë të ardhur për riparimin e saj.

Nëna e dy fëmijëve bën apel për ndihmë, pasi të ardhurat e saj nuk dalin as për ilaçet e djalit.


“Nuk kam asnjë që të më ndihmojë, ndaj i bëj apel shtetit të verë dorë e të ndihmojë fëmijët e mi”, thotë Burbuqja.

Pas tërmetit çatia e banesës u shemb. I ftohti i këtij dimri dhe temperaturat e ulta ia kanë veshtirësuar akoma më shumë jetën kësaj familjeje.

Temat
LajmeRajon

Të afërta