Çfarë thotë Rita Ora për ish-të dashurin e saj Rob Kardashian? (Foto)

Këngëtarja shqiptare me fame botërore Rita Ora është padyshim ndër këngëtaret më të pëlqyera në tregun ndërkombëtar.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në një emision të njohur amerikan, gjersa është përballur me disa pyetje aspak të këndshme në lidhje me të kaluarën e saj.

Të gjithë e dine që ajo vite më pare ka qenë në lidhje me Rob, vëllaun e motrave të famshme Kardashian.

Në vitin 2012 kjo lidhje e tyre përfundoi me ndarje, gjersa Rob ka një vit që është në lidhje me modelen Blac Chyna, me të cilën ka edhe një vajzë, gjersa të gjithëve mund t’u interesojë paksa mendimi që ka Rita Ora për këtë familje.

Ka qenë pikërisht kjo pyetja e cila iu adresua këngëtares Ora, e cila sa do që u mundua t’i shmangej në fund u përgjigj duke thënë se ka vetëm mendime pozitive për atë familje dhe i uron për vajzën e tyre.

Temat
Showbiz

Të afërta