VIDEO/ Rita Ora shkëlqen në premierën e ‘Fifty Shades Darker’,por shikojeni mamanë e saj…

Rita Ora rrëmbëu vëmendjen e të gjithëve në tapetin e kuq të premierës ‘Fifty Shades Darker’ në Londër mbrëmjen e djeshme.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila vec sukseseve në karrierën e saj muzikore zbuloi aftësitë e saj në aktrim, u shfaq me një veshje shumë shik, më të cilën këngëtarja dukej e mrekullueshme.

26 vjeçarja kishte zgjedhur një fustan të gjatë ngjyrë blu të errët, ndërsa flokët e kapura , i theksonin edhe më shumë tiparet e fytyrës. Rita ja doli edhe një herë të rrëmbente vëmendjen e të gjithëve në një event kaq të rëndësishëm, siç ishte premiera e ‘Fifty Shades Darker’.

Ndërsa në aftër partyn e kësaj mbrëmja, bukuroshja shqiptare ishte e shoqëruar së bashku më dy prindërit e saj. Ka qenë mamaja e këngëtares, Vera Ora e cila ka ndarë disa foto në rrjetet socialë ku shfaqet së bashku me bashkëshortin dhe Ritën.

Ndërsa dukej se ‘trofeja’ e kësaj mbrëmje për paraqitjen më me stil, do shkonte për këngëtaren dhe mamanë e saj./Syri.net

Temat
Showbiz

Të afërta