Showbiz

VIDEO/ Këngëtarja Fibi: Vëllai nuk më foli tre muaj, kur lexoi lajmin se unë dhe Eva jemi ‘lesbike’

By first-channel.tv

February 10, 2017

Këngëtaret e reja Fibi dhe Eva kanë qenë të ftuarat e radhës në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini.

Ka pak ditë që dy bukuroshet kanë publikuar duetin e tyre të ri “Paris London”, projekt i cili ka qenë tema kryesore gjatë bisedës në studio.

Mirëpo gjatë intervistës nuk kanë munguar edhe pyetjet provokative, që kishin të bëjnë me jetën personale, e në veçanti thashethemet.

Fibi dhe Eva kanë rrëfyer se si janë ndjerë kur kanë parë lajmet e disa mediave, të cilat i akuzonin se ato janë lesbike, gjë e cila është komplet e pavërtetë, pasi mes tyre ka një miqësi shumë të mirë dhe asgjë më shumë.

Ato janë shprehur se nga kjo gënjeshtër janë shqetësuar edhe familjarët, ndërsa vëllai i Fibit ka qenë ai, i cili sipas këngëtares nuk i ka folur tre muaj me gojë, pas daljes së këtij lajmi.

Për më shumë mund të ndiqni intervistën nga minuta 15:30.