Valton Krasniqi puth Linda Rei në emisionin “n’Kosovë Show” (Video)

Këtë javë, të ftuar në emisionin “n’Kosovë Show”, do të jenë këngëtari i njohur Valton Krasniqi si dhe një personazh që ka bërë mjaft bujë në mediat shqiptare, Linda Rei.

Linda, ka lindur mashkull, mirëpo ajo thotë se asnjëherë nuk është ndier ashtu, prandaj i është nënshtruar operacionit për ndërrimin e gjinisë, transmeton First Channel.

Gjatë emisionit, prezantuesi Shpetim Desku, e pyet Valtonin nëse do të martohej me Lindën.

Nuk dihet përgjigjja e tij, mirëpo si duket Valtoni i ka dhuruar një puthje Lindës.

Për këto dhe shumë të tjera ndiqni “n’Kosovë Show”, të dielen nga ora 20:30, në televizionin First Channel.

Temat
Emisionetn'Kosovë ShowShowbiz

Të afërta