Haradinaj optimist: Jemi gati për Ushtri, kjo do të ndodh shumë shpejt

Deputeti i AAK-së dhe kryetari i komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e FSK-së, Daut Haradinaj është shprehur optimist se Kosova së shpejti do të bëhet me ushtri.

“Ne ishim dhe jemi të përgatitur për Ushtri. Kosova duhet të krijoj kapacitetet mbrojtëse se jemi shtet, dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt!”, ka thënë Haradinaj.

Kohëve të fundit janë shtuar zërat për themelimin e shpejt të Ushtrisë së Kosovës. Kjo, kanë thënë zyrtarët e shtetit, mund të bëhet edhe pa ndryshime Kushtetuese, duke ia ndërruar misionin FSK-së me një vendim ekzekutiv. /Lajmi.net/

Temat
LajmeVend

Të afërta