Lajme

Gjykatave iu kanë mbetur mijëra lëndë të pazgjidhura

By first-channel.tv

February 10, 2017

Kryetarja e sapozgjedhur në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyçi, është zotuar se do të përqendrohet për t’i kontribuar një sistemi të drejtë, efiçient e profesional në këtë institucion ku ndahet drejtësia, shkruan sot Koha Ditore.

Sikur edhe kolegët e saj paraprakë, ajo ka marrë timonin e kësaj gjykate me qindra mijëra lëndë të pazgjidhura.

Kjo gjykatë pos lëndëve që ndodhin në territorin e kryeqytetit të vendit, ka nën juridiksion të saj edhe lëndët që ndodhin në territorin e Komunës së Fushë-Kosovës dhe asaj të Obiliqit.

Ndërkohë që ka edhe 4 degët e saj në Podujevë, Gllogoc, Lipjan e Graçanicë.