Botë

“Çmendet” Guardiola, 235 milionë euro për këta katër lojtarë

By FIRST CHANNEL

February 10, 2017

Sezoni i parë i Pep Guardiolas në Premierligës, nuk ka shkuar sipas pritshmërieve të trajnerit spanjoll.

Edhe pse shpenzoi para të mëdha në afrimin e disa lojtarëve, City ka mbetur jashtë garës për titull.

Një sezon të njëjtë, Guardiola nuk dëshiron ta përsërisë edhe në edicionin e ardhshëm, duke bërë gati shuma të mëdha parash për shpenzime.

Mediet në Angli shkruajnë se City po përgatit 235 milionë euro për të transferuar katër lojtarë në ‘Etihad Stadium’.

Pierre Emerick Aubameyang, David Alaba, Danny Rose dhe Virgil van Dijk, janë lojtarët që i kanë rënë në sy Guardiolas.