Moska: Mburoja anti-raketore e SHBA-së në Rumani kërcënim kundër Rusisë

Rusia se sheh Romaninë si një avanpost të NATO-s dhe si kërcënim për shkak se mban elemente të një mburoje anti-raketore të SHBA-së, raporton agjencia e lajmeve “Interfax”, e cila iu është referuar burimeve të një zyrtari të Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Ushtria amerikane – e cila thotë se mburoja anti-raketore është e nevojshme për t’u mbrojtur nga Irani dhe nuk e kërcnon Rusinë – në maj të vitit të kaluar e futi në funksion pjesën rumune të mburojës anti-raketore në vlerë prej 800 milionë dollarëve, transmeton Express.

Një pjesë tjetër e mburojës pritet të ndërtohet në Poloni.

“Qëndrimi i Rumanisë dhe qëndrimi i udhëheqësisë së saj, të cilët e kanë shndërruar vendin në një avanpost, është një kërcënim i qartë kundër nesh,” ka thënë zyrtari i lartë rus, Alexander Botsan-Kharchenko.

“Të gjitha këto vendime… në radhë të parë janë kundër Rusisë”, ka thënë ai./Gazeta Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta