Ja çfarë ndodhë kur Policia është në grevë

Numri i krimeve në një qytet në Brazil u rrit me 650 përqind pasi policia hyri në grevë.
52 vrasje u shënuan në vetëm tre ditë në Victoria, ndërsa mediat thonë se situata ishte si një film triller me vrasje, vandalizma, përdhunime dhe grabitje.

Kjo situatë e pazakontë solli mbylljen e shkollave dhe qendrave shëndetësore.

Në rrugë shiheshin njerëz me armë dhe thika, duke shkaktuar panik.

Situata e pazakontë bëri që shteti të dërgojë në rrugë forcat ushtarake.

Megjithatë edhe ata e kishin të vështirë të mbanin kontrollin.

Policët hynë në grevë duke kërkuar paga më të larta.

Qyteti Victoria njihet megjithatë për nivelin e lartë të krimit, por ajo që ndodhi për tre ditë ishte tronditëse edhe për standardin brazilian./mapo.al

Temat
Fun

Të afërta