Policia italiane ka njoftuar se ka ndaluar mëngjesin e ditës së sotme tre shqiptarë të cilët ishin fshehur bë një kamion me targa serbe.
Siç bëhet e ditur nga mediat italiane, shqiptarët janë ndaluar në Portin e Barit, dhe njëri prej tyre ishte në kërkim nga mediat italiane.
Gjithashtu, mësohet se kamionin është nisur nga Shqipëria dhe transportonte materiale industriale. Nga ana tjetër, drejtuesi i mjetit, ka thënë se nuk ka pasur dijen se tre shqiptarë ishin fshehur në kamion.
Është bërë e mundur nga autoritet italiane të identifikohet njëri prej shqiptarëve, i cili është i moshës 32 vjeç.
Mësohet se 32-vjeçari në vitin 2016 ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për kërcënim e zhvatje ndaj një shtetasi italian banues në Brindisi.