Hashim Thaçi;: Konferenca e Rambujesë dëshmi se jemi për paqe e dialog!

Sot është 18 vjetori i Konferencës së Rambujesë.

Për ata që s’e njohin historinë e re të Kosovës, ishte ky takimi i parë i përgjithshëm shqiptaro serb në të cilin u vendos për të ardhmen e vendit.

Me ndërmjetësimin ndërkombëtar, në këtë Konferencë Kosova u përfaqësua nga LDK, UÇK, intelektualë (Qosja e Surroi) kurse Serbia nga të gjithë pëfshirë edhe pakicat e Kosovës.

Pas dështimit të kësaj Konference, NATO mori vendimin për sulmet kundër Serbisë në pranverën e vitit 1999. Në 18 vjetorin e kësaj Konference është lajmëruar edhe atbotë udhëheqësi politik i UÇK dhe tani i Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Në vijim postimi i tij:

Konferenca e Rambujesë, 18 vjet më parë, ishte konferenca e parë ndërkombëtare me përfaqësim gjithëpërfshirës të Kosovës.

Edhe atëherë dëshmuam se jemi për dialog dhe paqe, duke besuar në vlerat evropiane dhe në përkrahjen e miqve tanë ndërkombëtarë.

Ne iu kemi qëndruar besnikë këtyre vlerave, të cilat i kemi shndërruar në udhërrëfyes për rolin dhe angazhimin e shtetit tonë si anëtar konstruktiv i bashkësisë ndërkombëtare dhe model për ndërtimin e paqes.

Kjo konferencë ishte pikënisje e çlirimit dhe më pas e pavarësimit të Kosovës. HTH

Temat
BotëLajmeRajonVend

Të afërta