Një lëvizje e Antoine Griezmann në drejtim të Manchester United për një shumë të madhe parash do të ishte gjëja më e mirë për francezin, ka thënë konsulenti i imazhit të Griezmann, shkruan Goal.com
Sebastien Bellencontre beson se një lëvizjes e tillë në vitin 2017 do të ishte dobiprurëse për të gjitha anët – si në aspektin futbollistik, ashtu edhe në atë komercial.
Ai thotë se tashmë në mendjen e tij e ka vizuelizuar Griezmannin në Old Traford me fanellën me numrin shtatë, të cilën aq shumë legjenda e kanë veshur si; George Best, Eric Cantona, David Beckham dhe Cristiano Ronaldo.
“Kur lexoj artikuj me një lëvizje të mundshme të Griezmann tek Manchester United mendoj se është diçka brilante sa i përket reklamave”, ka thënë Bellencontre për revistën So Foot.
“Ai do të luajë në ish-klubin e Beckham-it, që është edhe idoli i tij, me të njëjtin numër legjendar”.