Showbiz

“Çmenduritë” që kanë bërë VIP-at shqiptarë për ndjekësit e rrjeteve sociale (Foto)

By first-channel.tv

February 06, 2017

Ditët e fundit, në portale të ndryshme shqiptare (por edhe të huaja) si dhe në rrjete sociale është komentuar gjerë e gjatë mbi mënyrën se si ka falënderuar këngëtarja Dua Lipa 600 mijë ndjekësit e saj në Instagram.

Lipa ka postuar një foto të sajën ku në vend të dy zerove për të formuar numrin 600, ka vendosur një fotografi ku ka treguar të pasmet e saj dhe kështu ka formuar numrin 600. Në këtë mënyrë seksi të të falënderuarit nuk kanë pushuar komentet. Megjithatë, duhet thënë se Dua nuk ka qenë e vetmja që ka bërë një çmenduri të tillë për të falënderuar ndjekësit e saj.

Ne te Blitz.al, nisur nga Dua Lipa dhe falënderimi i saj, kemi kujtuar edhe VIP-a të tjerë të showbiz-it shqiptar që kanë vepruar në mënyrat e tyre origjinale për të falënderuar ndjekësit. Sigurisht të gjithë mund të postojnë një falënderim klishe (dhe në fakt e kanë bërë), por pak janë atë që kanë bërë një sakrificë më tepër për hir të ndjekësve.

Këngëtarja Era Istrefi, përpara se të bëhej kaq e famshme sa tani nga hiti “Bon Bon”, ka falënderuar 300 mijë ndjekësit e saj duke dalë në borë dhe në mes të të ftohtit duke i zhytur komplet këmbët në trashësinë e dëborës. Sigurisht, në fillimet e veta, ky ka qenë një qejf i madh!

Nuk duhet lënë pas as Enca, e cila është një prej këngëtareve më të ndjekura shqiptare. Kjo e fundit ka falënderuar 1 milion ndjekësit e saj me një tortë të madhe që kishte formën “1 M”, pikërisht në shesh-xhirimin e këngës “Dreq”. Enca tashmë e ka rritur edhe më numrin e ndjekësve të saj. Jemi në pritje se çfarë do të rezervojë 1 milion e gjysma.

Moderatorja Luana Vjollca është një tjetër personazh që e ka me shumë qejf falënderimin ndaj atyre që e ndjekin. Ajo nuk ngurron të postojë mesazhet dhe dhuratat e tyre duke i falënderuar, mirëpo kur arriti 700 mijë ndjekës në Instagram ajo vendosi ta festojë me një tortë pikërisht për këtë ngjarje.

Rita Ora “theu rrjetin” kur vendosi që 11 milion ndjekësit e saj t’i përshëndesë dhe falënderojë duke shkruar “11 M” në gjoksin e saj. Fotografia falënderuese bëri xhiron e rrjetit dhe duhet thënë se ishte një falënderim vërtet seksi!

Ermal Mamaqi është një tjetër personazh shumë i ndjekur dhe nuk kishte se si të mos i falënderonte ndjekësit e tij me humor dhe shaka, siç bën gjithmonë. 2 milionë ndjekësve në Facebook, Ermali u ka premtuar nga një kafe, duke u kërkuar që kur ta shihnin t’i jepnin faturën