Lajme

Rama: Ditën që përcollëm Dritëro Agollin, përkujtojmë dhe vdekjen e Mihal Gramenos

By first-channel.tv

February 05, 2017

Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij të çdo mbrëmje “Amarcord”, ka përkujtuar heroin e shqiptarëve Mihal Grameno.

Kjo për faktin se më 5 Shkurt 1931, është edhe data e vdekjes së korçarit Grameno, ditë që siç thekson edhe kryeministri, shënoi edhe përcjelljen për në banesën e fundit të një tjetër shqiptari të madh, Dritëro Agollit.

Statusi në Facebook:

AMARCORD

Një foto e rrallë e Mihal Gramenos kur luftonte me armë në dorë për lirinë e Shqipërisë, për ta kujtuar me nderim sot këtë korçar të madh që ndërroi jetë më 5 shkurt 1931, vitin e lindjes së Dritëroit të paharruar.

I paharruar kujtimi i këtyre dy shqiptarëve të mëdhenj