Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka shfrytëzuar mungesën e energjisë elektrike në qytetin e tij, Gjakovë, për ta kritikon edhe një herë Qeverinë e vendit.
“Sot, qytetarët e Komunes së Gjakoves, po ballafaqohen me orë të tëra pa rrymë elektrike”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e tij në Facebook.
“Ku mbeti premtimi i Qeverisë 24 h më rrymë, ky ështē KEDS-i, që po i vjedh qytetarët e Kosoves. Këto janë investimet e kompanive mashtryese në Kosovë”, ka shkruar ish-kryetari i Gjakovës.